Kompania DyrrahSped Sh.p.k u themelua në fundin e vitit 1993 nga një grup profesionistësh me eksperiencë të gjate ne transportin rrugor dhe në operacionet e ngarkim shkarkimin e mallrave.
- Ing. Shpetim Prodani President i kompanisë 1993-2004
- Ing. Luan Toro Drejtues teknik & Operacional 1993-2017
- Fatmir Dobi Finance Drejtues i Depetamentit të Finance
- Vangjel Gjergji Drejtues i agjencisë doganore
- Kap. Xhelal Shpahiu Agjent detar
Që në vitet e para të aktivitetit kompania ishte një histori suksesi dhe shumë shpejt u bë lider në të gjitha fushat që operonte si :
Agjenci detare dhe transport detar
Transport brenda dhe jashte vendit
Transport jashte norme dhe mallra te rezikshem (ADR)
Sherbime Spedicioni dhe asistence logistike, Magazinim etc
Agjenci doganore
Ne vitet 1993-1997 DyrrahSped rriti volumet e saj duke u bere agjent i kompanive më të mëdha tregtare që operonin nga porti i Durrësit duke shkarkuar mbi 150 000 tone mallara ne vit (kryeshist produkte ushqimore), si dhe mesatarisht 3-4 anije mallrash dhe ro-ro cdo javë me materiale ndërtimi.
Në vitin 1996 lidhi mardheshjen e bashkpunimit me koncesionarin e parë të huaj në vënd në sektorin e Hidrokarbureve kompaninë Angleze Premier Oil.
Premier Oil dhe shteti shqiptar krijuan kompaninë e përbashkët Anglo Albania Petroleum e cila mori ne manaxhim zonën e Patos Marinëzës në Fier
Gjatë këtij viti u shkarkuan disa sonda shpimi me përmasa dhe pesha jashte standartit për transportin rrugor.